Naim Frasheri

Direkt zum Seiteninhalt

Hauptmenü:

Mirësevini në faqen tonë të internetit!

Kjo faqe është në përpunim e sipër. Ju falënderojmë për mirëkuptimin!



Mësues shqiptarë në Austri Info
Mësimi Plotësues në gjuhën shqipe në Austri
Të nderuar bashkatdhetarë
Mësimi Plotësues në gjuhën shqipe është i mundur të mbahet në tërë Austrinë ku ka numër të nxënësve për grupin mësimor.

- Mësimi është i financuar nga shteti austriak
- Nxënësi vijon mësimin shqip me lejen e prindërve
- Prindërit kanë të drejtë që  nga disa shkolla t’i grupojnë nxënësit në njërën nga shkollat e afërta
- Nxënësit i shkruhet në dëftesë/apo notohet/ se ka vijuar mësimin.

Të nderuar bashkëkombës!

Njëra nga detyrimet e juaja kombëtare është mësimi i gjuhës shqipe fëmijëve tuaj.  Mësimi bëhet në shkollë. Aty fëmija do mëson të lexon, shkruan, flasë, këndon, reciton e të shoqërohet me fëmijë shqiptar.
Ju mund ta ndihmoni shumë në shtëpi duke i folur atij vetëm shqip por nuk mund të zëvendësohet në asnjë rast shkolla.
Të gjithë pedagoget e shquar botëror e thonë se ,,mësimi i gjuhës amtare e ndihmon edhe mësimin në lëndët tjera në gjuhën e shkollës”.
Ja një porosi informative nga dokumentet zyrtare të Ministrisë së Arsimit të Austrisë drejtuar prindërve në të dy gjuhët:

bm:bwk gjermanisht
...Die Teilnahme an diesem Unterricht ist freiwillig und kostenlos, doch wird empfohlen, dieses zusätzliche Bildungsangebot für Ihr Kind aufzugreifen. Die im Elternhaus zu Grunde gelegten Kenntnisse in der Muttersprache können damit gefestigt und verbessert werden. Gute Kenntnisse in der Muttersprache, können sich auf die Leistungen in Deutsch und in anderen Unterrichtsgegenständen positiv auswirken”.

Shqip
... Pjesëmarrja në këtë mësim është vullnetare dhe falas, por shfrytëzimi i kësaj oferte shtesë për përgatitjen e fëmijës tuaj është i këshillueshëm. Njohuritë e gjuhës amtare që themelohen në rrethin familjar mund të forcohen dhe të përmirësohen. Njohuri të mira të gjuhës amtare mund të ndikojnë pozitivisht edhe në përformancat në gjuhën gjermane dhe në lëndë të tjera mësimi”

Të nderuar prindër!

Mësimi Plotësues Shqip mbahet sipas plan-programeve nga Ministritë e Arsimit të Kosovës e Shqipërisë. Lëndët që mësohet janë: gjuhë e letërsi shqipe, histori, gjeografi, edukatë muzikore, edukatë arti. Të gjitha këto me bazë nga të gjitha trevat shqiptare. Shumë nga tekstet shkollore janë të siguruara falas nga Ministria e Arsimit të Austrisë dhe Ministria e Arsimit të Kosovë.
Për të gjitha këto mund të informoheni nga mësuesit/et shqiptar/e dhe drejtoritë e shkollave përkatëse.
Naim Frashëri
Zurück zum Seiteninhalt | Zurück zum Hauptmenü